Mehmeti në ekpin e javës, “ylli” i Kombëtares merr vlerësimin e lartë në Championship

schedule15:16 - 9 Mars, 2024

schedule 15:16 - 9 Mars, 2024

Për fat të keq nuk shërbeu për fitoren. Gjithsesi, tregoi sesa klas ka ky lojtar dhe se jo më kot u ngjit nga kategoria tretë në të dytën në Angli. Anis Mehmeti pati një “rizgjim” në Championship, me një gol të shkëlqyer për skuadrën e tij, Bristol City, në transfertën e Ipswich Town.

Po flasim për një kampionat tepër të fortë, ku mesatarisht 23 000 tifozë shkojnë në stadium në çdo ndeshje, dhe ku ka futbollistë që vlejnë edhe 30 milionë euro. Shqiptari 23-vjeçar me gjasë po rikthehet, ndërsa periudha e përshtatjes ishte e gjatë. Lojtari ofensiv ende ndihet “borxhli” ndaj Bristol City, që ia bleu kartonin janarin e kaluar, teksa deri më tani ka shënuar 2 e ka asistuar një tjetër gol në 28 ndeshje.

“Mendoj se do të përmirësohem edhe më shumë. Unë dua që të marr topin dhe të fitoj duelet një për një me kundërshtarët. Mendoj se kjo është forca ime dhe shoh se shokët po e kuptojnë momentin kur duhet të më japin topin që unë të tregoj veten. E kuptoj që unë nuk do të shënoj çdo herë, por unë shpesh I fitoj duelet një për një. Sot kam më shumë besim dhe shpresoj që tani të kem një seri golash, të shënoj sa më shumë të jetë e mundur”,- u shpreh pas golit “fantazisti” i Kombëtares “Kuqezi”.

Në total, Mehmeti ka 6 gola dhe 3 asistë për Bristol City në kampionat në rreth 13 muaj, dhe shpresa është për t’u përmirësuar ndjeshëm, e për t’u kthyer edhe në Kombëtare, ndërkaq duhet kujtuar se skuadra e “yllit” shqiptar ka 4 humbje radhazi dhe shpresa është për fitore këtë të diel në “shtëpi” ndaj Swansea. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!