Është ai njeriu që krijon golat. Anis Mehmeti e tregoi edhe një herë klasin e tij në kategorinë e dytë të Anglisë, ndonëse kryeveprat e tij duken si trokitje në një derë që nuk hapet.
Futbollisti shqiptar I lindur në Londër shërbeu tre asiste për Bristol Sitin, në fitoren e vështirë, por gjithsesi të merituar në Championship 3-0 ndaj Suonsit.
Pasimet për gol erdhën në minutat 4, 31 dhe 82, me golat e shënuar nga Diki, Ris Jakobsen dhe Hirakaua.
Shqiptari është në vendin e parë për asiste këtë edicion, me 6, po aq sa Rajan Xhils.
Falë kontributit të të gjithëve, por me meritë të madhe të Mehmetit, Bristol Siti është në vendin e 4-ët në renditje, tërësisht në zonën e plej ofit për në Premier Ligë, dhe vetëm tri pikë prapa vendit të dytë që të ngjit direkt në elitën e futbollit anglez.
Gjithsesi, edhe pse ka shënuar këtë sezon 5 gola, e ka dhënë 6 asistë, sërish ai nuk e ka marrë dot një ftesë për në kombëtare.
Përtej merita të trajnerit Silvinjo dhe të lojtarëve të ekipit përfaqësues që u kualifikuan për herë të parë në histori në plej ofin e Kupës së Botës, një klas si Anis Mehmeti do ta meritonte plotësisht fanelën kuqezi, qoftë edhe për pak ndeshje.
Kartoni I tij vlen 9 milionë euro, vetëm një më pak se Daku.

