Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mehmeti: Krenari që jam këtu/ Lojtari ofensiv kuqezi pritet që të luajë në duelin me Ukrainën

schedule17:17 - 29 Mars, 2026

schedule 17:17 - 29 Mars, 2026

Duket se momenti i tij erdhi. Anis Mehmeti nuk e pa fushën në ndeshjen më të rëndësishme atë ndaj Polonisë, por trajneri Silvinjo sipas të gjitha mundësive e ka përzgjedhur për miqësoren kundër Ukrainës.

Jo më kot, futbollisti ofensiv që luan në kategorinë e dytë në Angli, doli në konferencë për shtyp, ashtu si edhe mbrojtësi Ardian Ismajli, e besohet se do të jetë titullar në Valencia.

U deshën tre vjet lojë në nivel të lartë në futbollin anglez, me gola, asiste dhe vlerësime të mëdha, që Mehmeti të fitonte besimin e teknikut të kombëtares.



Mehmeti nuk e sheh Ukrainën si një miqësore, e padyshim mendon se një lojë e mirë, ashtu siç ka bërë në Angli, do të bëjë që të mos largohet më nga kuqezinjtë.

Padyshim që ky është një shpërblim i merituar për një lojtar që ka shënuar 10 gola e ka shërbyer 8 asistë në Championship, ka 11 rrjeta në sezon gjithsej, dhe është ende 25 vjeç, pra mund t’i japë kombëtares për një kohë të gjatë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!