Ka nisur vërtet që të bindë.
Në Angli nuk ka më shumë dyshime për Anis Mehmetin, dhe futbollisti I talentuar shqiptar ishte përsëri protagonist.
Lojtari me numrin 11 shënoi dy herë në fitoren që Bristol Siti arriti në Championship ndaj Portsmuthit.
Rezultati në sfidën e kategorisë së dytë angleze ishte 3-0, dhe Mehmeti tashmë është një nga realizuesit më të mirë të kampionatit.
Me 8 gola, ai është vetëm një rrjetë prapa vendit të tretë në këtë renditje për Këpucën e Artë, dhe dy gola pas vendit të dytë.
Vetëm Borha Sançez mbetet I shkëputur me 15.
Gjithçka në stadiumin “Eshton Gejt” u zgjidh në 35 minuta, dhe Mehmeti I dha rrugë suksesit, duke shënuar në minutat 15 dhe 32.
Robert Diki shënoi të tretin shumë shpejt.
“Ishte e rëndësishme që fituam në shtëpi dhe që kemi fitore radhazi. Ne e mbyllëm shumë mirë. Sa për paraqitjen time, dua të them se kam punuar shumë, por ndonjëherë nuk kam pasur fat. Merrem vesh mirë me shokët e mi në sulm dhe në mesfushë. Kam 8 gola, por nuk duhet të mendoj shumë për këtë. Unë e di sesa shpejt mund të ndryshojnë gjërat dhe duhet të vazhdoj të punoj. Jam I lumtur, por të gjithë e dinë që unë dua më shumë”.
Ajo që synon më shumë Mehmeti është ngjitja në Premier Ligë, të cilën ndoshta do ta sigurojë me një ekip tjetër pasi Bristol Siti është në vendin e 10-të. /abcnews.al