Pas transferimit nga Wycombe te Bristol City, “fantazisti” i mesfushës shqiptare, Anis Mehmeti shënoi golin e parë me fanellën e Bristol, teksa u kthye në një protagonist absolut në fitoren 1 me 2 në transfertën ndaj Stoke City.
“Legjionari” i Kombëtares “kuqezi” u aktivizua në minutën e 81-të të sfidës ndaj Stoke City dhe katër minuta më pas u shndërrua në protagonist duke shënuar golin e fitores për të tijtë.
Një gol me peshë teksa në llogarinë e Mehmetit me Bristol City është edhe një asist me skuadrën e 22-vjeçarit që pas këtij trepikëshi ngjitet në kuotën e 52 pikëve në vendin e 13-të. Kujtojmë se Mehmeti u transferua te Bristol City në muajin janar të këtij viti nga Wycombe dhe ia ka dalë të shndërrohet në një titullar, teksa deri më tani numëron 10 prezenca në Championship. /i.m /abcnews.al