Ish-kirurgu i zemrës dhe prezantuesi televiziv Dr. Mehmet Oz u konfirmua të enjten për të udhëhequr Qendrat për Shërbimet e Medicare dhe Medicaid.
Oz mori drejtimin e agjencisë ne nje votim 53-45 nga senati.
64-vjeçari do të menaxhojë programet e sigurimeve shëndetësore për afërsisht gjysmën e vendit, me mbikëqyrjen e mbulimit të Medicare, Medicaid ose Affordable Care Act. Ai hyn në rolin e ri pasi Kongresi po debaton shkurtimet e programit Medicaid, i cili ofron mbulim për miliona amerikanë të varfër dhe me aftësi të kufizuara.
Oz nuk ka thënë nëse ai do të kundërshtonte shkurtime të tilla të programit të financuar nga qeveria.