Meghan Markle do të marrë 1 paund dëmshpërblim pas çështjes së privatësisë

schedule03:39 - 6 Janar, 2022

schedule 03:39 - 6 Janar, 2022

Dukesha e Sussex do të marrë 1 paund dëmshpërblim nga “Associated Newspapers” pasi u zbulua që gazeta “The Mail on Sunday” i kishte cënuar privatësinë. Shuma është caktuar në dokumentat e një gjykate që konfirmojnë që gazeta e ka pranuar fajin. Gazeta “The Mail on Sunday” publikoi një letër të shkruar nga Meghan të cilën ja dërgonte babait të saj në vitin 2018.

Kompania mediatike do të paguajë dhe një shumë të papërcaktuar për një rast të veçantë të shkeljes së të drejtës së autorit. “Associated Newspapers” mendohej se do ta apelonte vendimin në Gjykatën e lartë, por kompania tani e ka pranuar humbjen në çështjen që ka zgjatur për një kohë të gjatë. Në muajin shkurt të vitit të kaluar, Gjykata e Lartë kishte vendosur kundër grupit mediatik për çështjen e privatësisë dhe të drejtës së autorit.

Gjykata tha që çështja në këtë rast është shumë e qartë dhe sa nuk ka nevojë për një seancë të plotë raporton “BBC”. “Associated Newspapers” i’u refuzua leja për të apeluar kundër vendimit, por shkoi në Gjykatën e Apelit në një përpjekje për të anuluar vendimin origjinal. Në muajin dhjetor Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e “Associated Newspapers” për të pasur një gjyq.

Gjyqtarët në apel thanë se ishte e vështirë të shihej se cilat prova në gjyq do të kishin ndryshuar situatën. Një zëdhënës i “Associated Newspapers” deklaroi në atë kohë se në pikëpamjen tonë gjykimi duhet të jepet në bazë të provave të testuara në gjykim dhe jo në bazë të përmbledhjes në një çështje shumë të kontestuar. Në një deklaratë të saj pas vendimit dukesha u bëri thirrje njerëzve që duhet të jenë mjaft të guximshëm që të reformojnë një industri tabloide që përfiton nga gënjeshtrat dhe dhimbja që ata krijojnë.

Kompania mediatike “Associated Newspapers” do të paguajë një shumë konfidenciale për shkeljen e të drejtave të autorit, ndërsa gazeta “Mail on Sunday” gjithashtu duhet të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të kostove ligjore të Meghan, të cilat mund të jenë më shumë se 1 milion £. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!