Një shkollë private në Londër do të ofrojë një kurs të ri studimi për Meghan Markle. Qëllimi i shkollës është sensibilizimi i studentëve në lidhje me një çështje sociale që ende krijon tension në shoqëritë perëndimore, siç mund të jetë racizmi. Dhe Meghan, Dukesha e Sussex, do të jetë një nga temat e diskutimit gjatë mësimeve.
Drejtori i shkollës, Nicholas Hewlett tha se mësuesit “do të eksplorojnë me nxënësit vështirësitë me të cilat ballafaqohen Meghan Markle dhe Kate Middleton kur u bashkuan me Familjen Mbretërore, por mësojnë gjithashtu se Markle u përball me sfida shtesë bazuar në spekulimet sociale lidhur me racën e saj”.
Kjo është pjesë e leksioneve mbi “privilegjin e bardhë”. Ky term zakonisht përdoret për të përshkruar avantazhet që zotërojnë njerëzit e bardhë në një shoqëri të karakterizuar nga pabarazia racore. Vetë Markle adresoi këto shqetësime gjatë një interviste që dha disa muaj më parë, ku akuzoi familjen mbretërore për racizëm. /abcnews.al