Meghan Markle do ta ndjekë nga shtëpia varrimin e Princit Philip

schedule15:42 - 17 Prill, 2021

schedule 15:42 - 17 Prill, 2021

Meghan Markle, Dukesha e Sussex, do ta ndjekë nga shtëpia në Kaliforni, varrimin e Princit Philip, tha sekretari i saj i shtypit.

Ajo është shtatzënë, dhe mjeku i ka rekomanduar të mos udhëtojë në këtë fazë të shtatzënisë, thuhet në një deklaratë. Megjithatë, zëra të tjerë thonë se ajo nuk ka dashur të marrë pjesë, për të mos vjedhur vëmendjes pas deklaratave që ka bërë në intervistën me Oprah Winfey.

Meghan i ka dërguar princit Philip një kurorë me lule dhe i ka shkruar me shkrim dorë një kartolinë.

 

Nga ana tjetër, Duka i Sussex, Harry, ka disa ditë që ka mbërritur në Londër, për të përcjellë në banesën e fundit gjyshin e tij./e.b-abcnews.al.