Meghan dhe Harry hoqën dorë nga mbretëria: Çfarë titulli do të ketë Lilibet Diana e vogël

schedule20:19 - 13 Qershor, 2021

schedule 20:19 - 13 Qershor, 2021

Ditët e fundit, ardhja në jetë e vajzës së Princ Harry-t dhe Meghan Markle, Lilibet Diana ka qenë në fokus të mediave të huaja. Vogëlushja ka bërë bujë në të gjithë botën dhe arsyeja ka të bëjë me marrëdhënien e babait të saj me pallatit mbretëror. Por cili do të jetë titulli mbretëror që do të marrë Lilibet?

Ashtu si djali i tyre i madh, Archie, Lili i vogël nuk do të mbajë një titull mbretëror. Në fakt, ajo nuk mund të quhet as princeshë. Dhe e gjithë kjo për shkak të një rregulli që ekziston për rreth 100 vjet. Për shkak se e vogla dhe vëllai i saj janë shumë larg në trashëgiminë e fronit ata nuk mund të kenë asnjë titull, as mbrojtje nga pallati.

Royals Congratulate Meghan Markle, Prince Harry on Daughter's Arrival |  PEOPLE.com

Kur Mbretëresha vdes ose ngjitet në fron dhe Charles bëhet mbret, ai do të jetë në gjendje t’i japë Archie dhe Lilit tituj nëse dëshiron. Mediat e huaja kanë shkruar shpesh se kjo ka qenë arsyeja pse Meghna dhe Harry u zhvendosën përgjithmonë në Amerikë, duke lënë monarkinë.

Ditët e fundit, është spekuluar gjithashtu se ka patur një tjetër përplasje mes familjes mbretërore. Harry pretendoi se ka marrë miratimin e gjyshes për t’i vendosur të bijës pseudonimin e saj, ndërkohë që pallati e ka mohuar diçka të tillë. /abcnews.al

Why Prince Harry and Meghan Markle won't have any more children | HELLO!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!