Nje operacion i madh u zhvillua ne oret e vona mes se merkures dhe te enjtes ne fshatin Babice e Vogel ne Vlore. Nga burime te ABC News prane Prokurorise dhe policise mesohet se eshte sekuestruar nje sasi rekord droge, e cila mund te shkoje deri ne 10 ton, por bima narkotike e dyshuar e llojit kanabis duhet te peshohet per te ditur sakte peshen e saj. Lenda narkotike eshte gjetur ne nje banese te fshatit, pronari i te ciles ende nuk zyrtarisht i ditur. Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili publikoi ne faqen e tij ne rrjetet sociale i pari informacionin rreth kesaj ngjarjes si dhe nje video nga magazina e droges, shkruan se lenda narkotike u sekuestrua ne banesen e Armand Koçerrit, i njohur si lidhje e klanit “Habilaj”, te cilet jane me origjine dhe kane nje banese e nje punishte perpunimi ulliri po ne fshatin Babicë. Shtepia ku ishte fshehur kanabisi ruhej me kamera sigurie. Aksioni drejtohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda ne bashkepunim me forca te shumta policie, kryesisht Delta Force. Policia ushtroi kontrolle ne disa banesa te fshatit Babice e Vogel qe ndodhet rreth 10 km larg qytetit. Nga te dhenat e pare mesohet se gjate operacionit jane ndaluar disa persona dhe priten arrestime te tjera. Burime nga prokuroria i thane abc news se jane vene ne kerkim te Florian Habilaj, vellai i Moisi Habilaj. Ky i fundit u vu ne pranga disa dite me pare ne Itali per droge. Hetimet per kete rast mesohet se kane nisur prej nje viti dhe gjate kesaj periudhe zona ishte nen vezhgim. Pasi prokuroria ka siguruar te dhenat e plota ka vendosur edhe nderhyrjen duke informuar edhe policine pak para operacionit.
Megaoperacioni në fshatin Babicë e Vogël
schedule00:40 - 19 Tetor, 2017
schedule 00:40 - 19 Tetor, 2017