Operacioni “Los Blancos” arreston edhe dy shqiptarë në Greqi, koordinonin trafikun e kokainës

schedule16:59 - 17 Shtator, 2020

schedule 16:59 - 17 Shtator, 2020

Dy shqiptarë janë arrestuar në Atikë, Greqi në lidhje me mega-operacionin e shtrirë në 10 shtete, ku u arrestuan 30 persona, mes të cilëve 10 shqiptarë për trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë.

Mediat greke theksojnë se dy shqiptarët janë arrestuar ditën e djeshme dhe aktualisht ndodhen në Atikë në pritje të ekstradimit në Itali për të vijuar procesin e përballjes me drejtësinë për akuzat që rëndojnë kundër tyre.

Shqiptarët në Greqi koordinonin trafikun e kokainës, ndërsa në banesat e tyre në momentin e arrestimit u sekuestruan armë, municione dhe peshore elektronike.

Të arrestuarve iu sekuestruan 1 armë gjahu, 3500 euro, 2 peshore elektronike, 1 dedektor, 1 palë dylbi, doreza, shirita izolues dhe 2 celularë” thotë policia greke.  Banda shqiptare importonte kokainë nga Amerika Latine në Evropë.

Hetimet për operacionin e koduar “Los Blancos”, filluan nga autoritetet italiane në maj të 2015 dhe që atëherë është zgjeruar në 10 shtete. Pas bandës dyshohet se është Dritan Rexhepi, aktualisht i dënuar në burg në Ekuador, por që drejtonte grupin nga qelia./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!