“Rusia është mjaft e fortë për të arritur të gjitha qëllimet e operacionit të saj special ushtarak, pavarësisht se po përballet me një konfrontim pothuajse të drejtpërdrejtë me të gjithë NATO-n”
Kështu u shpreh në Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, shkruan Tass.
Ai tërhoqi paralele midis konfliktit aktual dhe zhvillimeve që ndodhën në Osetinë e Jugut në gusht 2008.
“I gjithë sistemi i NATO-s po lufton pothuajse hapur kundër nesh. Ne jemi mjaft të fortë për të arritur të gjitha qëllimet e operacionit ushtarak special. Ashtu si në gusht 2008, armiqtë tanë do të mposhten dhe Rusia do të sigurojë paqen sipas kushteve të saj. Fitore do të jetë e jona!” tha Medvedev, i cili shërbeu si president i Rusisë në 2008-2012./abcnews.al