Ish presidenti rus, Dmitry Medvedev e ka konsideruar një sulm terrorist, ngjarjen e ndodhur në një sallë koncertesh në Moskë të premten, ku si pasojë e të shtënave me armë, raportohet për viktima e të plagosur.
Përmes një reagimi në Telegram, Medvdev deklaroi se nëse Ukraina qëndron pas sulmit, do të shkatërrohet pa mëshirë.
“Terroristët kuptojnë vetëm terrorin hakmarrës. Asnjë gjyq apo hetim nuk do të ndihmojë nëse forca nuk kundërshtohet me forcë, dhe vdekjet nga ekzekutimet totale të terroristëve dhe represionet kundër familjeve të tyre. Nëse vërtetohet se këta janë terroristë të regjimit të Kievit, është e pamundur të trajtohen ndryshe me ta dhe me frymëzuesit e tyre ideologjikë.
Të gjithë ata duhet të gjenden dhe të shkatërrohen pa mëshirë si terroristë. Përfshirë zyrtarët e shtetit që kreu një mizori të tillë”, tha ai./abcnews.al