Medvedev: Ndryshimi i pushtetit në Kiev mund të nxisë bisedimet e paqes

schedule16:29 - 10 Korrik, 2024

schedule 16:29 - 10 Korrik, 2024

Një ndryshim radikal i regjimit në Kiev mund të nxisë bisedimet për zgjidhjen e situatës në Ukrainë.

Kështu shkroi në Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev.

Në postimin e tij, mEDVDEV vlerësoi se çfarë mund të ndodhë nëse Kievi pranon kushtet e Moskës, të përcaktuara nga presidenti rus Vladimir Putin në një takim me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme. 

Kushtet përfshijnë nevojën për të pranuar rezultatin e operacionit special ushtarak të Moskës, respektimin e kufijve kushtetues të Rusisë dhe një status neutral për Ukrainën.

Medvedev thekson se edhe nëse Kievi, i cili e ka refuzuar nismën, përfundimisht pranon kushtet e Rusisë, Moska duhet të qëndrojë e kujdesshme sepse Rusia nuk do të përfitonte nga një pauzë në operacionet ushtarake, e cila do t’i lejojë Ukrainës të rigrupojë forcat e saj, ndërsa asnjë deklaratë nga Ukraina nuk mund të jetë i besuaR.

“Sado e çuditshme të duket, kjo do të jetë kur do të krijohen kushtet për bisedime, veçanërisht për dorëzimin E Kievit. Do të jetë më e vështirë për aleancën perëndimore të ofrojë ndihmë për ekstremistët e paturpshëm,” theksoi Medvedev./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!