Medvedev me tonë të ashpra kundër Biden: I çmendur dhe i paaftë mendërisht

schedule14:10 - 8 Mars, 2024

schedule 14:10 - 8 Mars, 2024

Ish-presidenti i Rusisë dhe aleati i Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev, iu drejtua me tonë të ashpra Joe Biden.

Indinjata e tij erdhi pas fjalimi të Joe Biden për gjendjen e kombit, i cili iu referua fjalimit të Roosevelt të vitit 1941 në Kongres, në të cilin presidenti i ndjerë tha se bashkimi po përballej me një kthesë të paprecedentë në histori.

Presidenti amerikan akuzoi gjithashtu Donald Trump për përkulje ndaj Rusisë dhe i tha Putinit se “nuk do ta braktisim” Ukrainën. Duke e quajtur atë “të çmendur” dhe “të paaftë mendërisht”, Medvedev tha se Biden nuk kishte të drejtë ta krahasonte veten me Franklin D. Roosevelt.

“Edhe pse Roosevelt ishte një njeri në një karrige me rrota, ai e nxori Amerikën nga Depresioni i Madh ” Biden, nga ana tjetër, është një i çmendur, me aftësi të kufizuara mendore, i cili është i vendosur të tërheqë njerëzimin në ferr,” tha Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit rus.

“Roosevelt së bashku me aleatët, përfshirë BRSS, luftuan për paqen. Në vend të kësaj, Biden po përpiqet me vendosmëri dhe këmbëngulje të nisë Luftën e Tretë Botërore.

Roosevelt luftoi kundër fashistëve, por Biden po lufton për ta. Është turpi i SHBA-së”, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!