Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu vazhdoi takimet ne Senat, me Senatorët Dick Durbin Ëhip i Mazhorancës Demokrate në Senat, Tim Kane ish kandidat për zy/President i SHBA, Senatoren e Neë Yorkut Kirsten Gillibrand, John Hickenlooper i Colorados, Senatoret Republikan Mike Rounds dhe Marsha Blackburn, nje mengjes I ftuar nga Senatori Jim Inhofe ku u diskutua rreth situtës në Ukrainë dhe pasojat e konflikteve të nxitura dhe të mundëshmenë Ballkan.
Serbia dhe qëndrimet e saj në lidhje me pushtimin Rus të Ukrainës, janë të papranueshme për një vend që do të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, për më tepër duket qartësisht që politikat e mbrojtjes të Serbisë janë të koordinuara dhe mbështetura nga Rusia po ashtu dhe politikat e konfliktit dhe ndarjes në Bosnjë apo provokimet në Kosovë, si dhe tensionet në Malin e Zi kanë një shtytje të qartë të Beogradit dhe Moskës.
SHBA kanë një vëmendje të veçantë për Ballkanin dhe prandaj kanë mbështetur anëtarësimin sa më parë në Bashkimin Europian. Senatorët ishin të mendimit se politikat e SHBA-ve jo vetëm në fushën e mbrojtjes duhet të marrin një dimension më rajonal.
Nevoja për një prezencë ekonomike me investime të qënësishme në fushën e sigurisë, industrisë ushtarake, teknologjisë dhe energjisë janë rruga më e mirë për ta rikthyer Ballkanin në një rajon të qëndrueshëm në partneritet me SHBA.
Kongresi Amerikan administrata Biden si dhe ajo e Trump kanë mbështetur iniciativën e 3 deteve si një nga iniciativat më të rëndësishme në Europën Qendrore dhe lindore, e cila sjell një zhvillim të qëndrueshëm dhe frenon ekspansionin e Rusisë dhe Kinës, dy aktorë që kërkojnë të frenojnë antarësimin e Ballkanit në BE dhe NATO dhe kërcënojnë të ardhmen e Europës.
Vendet e rajonit të Ballkanit që nuk janë anëtare të kësaj iniciative duhet të angazhohen me çdo mënyrë në këtë iniciativë duke u bërë përfituese të drejtpërdrejta të projekteve të kësaj iniciative.
SHBA kanë dhënë një mbështetje prej 1 miliard dollarë për këtë iniciativë.
Senatorët shprehën mbështetjen e plotë republikanë dhe demokratë për një forum ku të trajtohem çështjet e sigurisë në Kongresin Amerikan me përfaqësues të Europës Juglindore të iniciuar nga Senatori Inhofe dhe z.Mediu duke konsideruar primare angazhimin për të frenuar konfliktet nxitura nga Rusia nëpërmjet qeverive proxy në Ballkan dhe Euopën Juglindore.