Mediu takon senatorët amerikanë në Capitol Hill: Mbështetën rezistencën e Shqipërisë ndaj sulmeve të Iranit

schedule16:33 - 14 Shtator, 2022

schedule 16:33 - 14 Shtator, 2022

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, prej disa ditësh ndodhet në një vizitë në Shtete e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Senatorit Jim Inhofe.

Gjatë ditës së sotme Mediu ka marrë pjesë në një mëngjes në Capitol Hill (Kongresi Amerika) ku takoi disa prej senatorëve si Senatoret Amy Klobuchar dhe Gillibrand si dhe Senatorët Kuns, Lankord, Mike Lee, Durbin, Inhofe, King, Mike Rounds dhe Tim Kane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mediu bën me dije se gjatë diskutimit me senatorët amerikanë fokus i bisedës kanë qenë sulmet kibernetike të Iranit mbi Shqipërinë.

Sipas Mediut senatorët dënuan rëndë këtë sulm, si dhe shprehën mbështetje të vazhdueshme për Shqipërinë.

Postimi i Mediut:

?Senat Washington DC:

Sot pata nderin të mar pjesë në mengjes në Capitol Hill(Kongresin Amerikan), me Senator Republikan dhe demokrat i ftuar nga Senatori Jim Inhofe:

?Senatoren Amy Klobuchar: Sen Kuns: Sen Lankord: Sen Mike Lee: Sen Durbin: Sen Inhofe: Sen King, Sen Mike Rounds: Sen Tim Kane: Senatore Gillibrand etj.

?Të gjithë vlerësuan partneritetin me Shqipërinë si vënd i NATOs. Mbështetjen për rezistencën Iraniane: dënuan sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, duke konsideruar nevojën për një përgjigje të përbashkët konkrete të SHBA dhe NATO në kordinim me Shqipërinë.

?Ata vlerësuan angazhimin e deputetëve shqiptar në IPAC.

Demokracia është në rrezik nga regjimet autoritare si Kina:Irani: Rusia, por dhe ndërhyrjet e tyre në shumë vënde Europiane dhe demokracitë e këtyre vëndeve.

Autoritarizmi është kthyer në një problem për shumë vënde, të cilat vuajnë nga korrupsioni, dhe mosrespektimi i të drejtave të qytetarëve.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!