Sulmi kibernetik Iranian në Shqipëri, ka qenë kryetema e një takimi që ka zhvilluar një grup deputetësh shqiptarë, mes të cilëve dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, me Kongresmenë amerikanë.
Kongresmeni Pete Session, mbështetës prej kohësh i Shqipërisë, ka theksuar se sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë duhet konsideruar si sulm ndaj Amerikës dhe NATO-s.
Jo vetëm kaq. Ai është shprehur se Kongresi do kërkojë në qëndrim të demokratëve dhe republikanëve dhe angazhim konkrete të administratës amerikane, ndaj këtyre sulmeve.
Një qasje të ngjashme ka pasur dhe kongrsmeni Cong Robert Aderholt.
Ngjarjet gjeopolitike, ka theksuar ai, kërkojnë forcimin e mardhënieve të vendeve demokratike dhe forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsuonit dhe respektimin e Kush tetës, si mënyra më e mirë për t’u përballur me forca malinje që janë kundër NATO-s dhe të ardhmes Europiane të Ballkanit.
Me deputetët e parlamentit shqiptar ishte dhe ish kryeministri i Kosovës, Abdulla Hoti./Abcnews.al/