Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu akuzoi kryeministrin Edi Rama se po drejton përmes një regjimi të korruptuar dhe të inkriminuar.
Në një takim me të rinjtë e Forumit Republikanë ai tha se vetëm përmes angazhimit të rinisë në politikë vendi mund të ndryshojë.
Sipas Mediut e djathta sot gjendet përball jo një qeveri por një regjimi të korruptuar dhe të inkrimiuar.
“Për të shkuar tek zgjedhjet e 25 prillit është e domosdoshme që gjithsecili nga ne të kuptojë vlerën e angazhimit të vetë në politikë. Sot kemi përball jo një parti politike, jo një qeveri, por një regjimin i korruptuar dhe të inkriminuar që në mënyrë të vazhdueshme po shkatërron familjet shqiptare,” është shprehur ai.
Angazhimi të rinjve do e ndryshonte një situatë të tillë, thotë Mediu e njëkohësisht do të përmbushte një qëllim të vendosur që në 1990.
“Ju ftoj ju që të ëndërroni dhe të besoni që ajo që ne nisëm në vitet 1990, për t`a bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, mund të bëhet realitet nëpërmjet punës suaj,”ka thënë ai.
Në fund të këtij takimi, kreu i republikanëve i bëri thirrje të rinjve që të mos largohen por të punojnë për vendin, duke shtuar se është opozita që duhet të gjejë mënyrat për të bërë të mundur një gjë të tillë./abcnews.al