Mediu pret për darkë personalitetet e larta të NATO-s: Ndamë shqetësimet për ndikimin rus dhe kinez

schedule09:34 - 24 Korrik, 2022

schedule 09:34 - 24 Korrik, 2022

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka pritur në një takim të veçantë për darkë personalitete të larta nga SHBA, Kanada dhe Britania.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu zbulon mysafirët e tij për darkë. Bëhet fjalë për ish-zyrtarë, ish-gjeneralë të NATO-s që kanë dhënë kointribute të mëdha për Shqipërinë dhe Kosovën. i pranishëm ka qenë gjithashtu edhe ish-Kryeministri i Kanadasë Stephen Harper.

Mediu thotë se ndanë shqetësimin e përbashkët për ndikimin rus dhe kinez në rajon, si dhe përpjekjet për të rikthyer tensionet dhe konfliktet në rajonin e Ballkanit

Postimi i plotë:

Kenaqësi të kisha mysafir për darkë, miq të jashtëzakonshëm nga SHBA: Kanada dhe UK.

?Gjeneralët Ëesley Clark dhe Jim Jones të dy ish komandant Supren të NATOs, miq të vërtetë të shqiptarëve.

?Gjenerali Clark komandanti NATOs që drejtoj luftën për clirimin e Kosovës nga pushtimi dhebgenocisi Serb.

?Gjenerali Jones nga Pentagoni si këshilltar ushtarak i Sekretarit Cohen. Më tej si komandant Suprem i NATOs mbështeti reformat në Forcat e Armatosura dhe si Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Obama antarlsimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009.

?Po ashtu me ish Kryeministrin e Kanadasë Stephen Harper i cili mbështeti dhe ndihmoj antarlsimin e Shqipërisë në NATO, kryetar i IDU ku është anëtare Partia Reoublikane?

?Liam Fox deputet Britanik, ish Ministri Mbrojtjes si dhe ish Minister për tregetinë ndërkombëtare, një nga përfaqësuesit më në zë zë konservatorëve Britanik.

?Ndamë shqetësimin e përbashkët për ndikimin Rus dhe Kinez në rajon, si dhe përpjekjet për të rikthyer tensionet dhe konfliktet në rajonin e Ballkanit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatmir Mediu (@fatmir_mediu)

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!