Mediu në Uashington: Takova Presidentët e 3 institucioneve të rëndësishme, mbështetës të demokracisë shqiptare

schedule15:22 - 19 Shtator, 2022

schedule 15:22 - 19 Shtator, 2022

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ditën e sotme ka zhvilluar takime me Presidentët e 3 institucioneve në kuadër të vizitës së tij në SHBA.

Përmes një postimi në Instagram, Mediu bën me dije se ka takuar Presidentin e Institutit Demokratik Kombëtar; Presidentin e Institutit Mbështetja Kombëtare për Demokracinë dhe Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan.

Mediu: Gjatë vizitës në Washington DC, pata kënaqësinë të takohem me Presidentët e 3 Institucioneve shumë të rëndësishme Amerikane:
?Damon Wilson President i NED(Mbështeja Kombëtare për Demokracinë).
NED mbështet me aktivitete dhe financiarisht nga qeveria Amerikane zhvillimet demokratike nëpërmjet dy institucioneve ndërkombëtare Republikane IRI ose Demokratike NDI
?Derek Mitchell President i Institutit Demokratik Kombëtar. NDI është prezent për shumë vite në Shqipëri në mbështetje të forcimit të demokracive partiake si dhe parlamentit e shoqërisë civile.
?David Twining President i IRI Instituti Ndërkombëtar Republikan. Kam pas nderin të punoj me ta për vite me radhë në Shqipëri dhe rajon.
Mblshtetja e parë për Partinë Republikane ka ardh nga Presidenti Regan si President nderi i IRI. Më tej ky institucion është drejtuar nga Senatori John McCain etj.
IRI ka qënë instituti që ka mbështetur fuqishëm Partinë Demokratike dhe Partinë Republikane dhe mund të mar një rol të rëndësishëm në riorganizimin e opozitës shqiptare, sidmos mbas vendimit për të rihapur zyrën në Shqipëri./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!