Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të premte është takuar me me banorë dhe biznese në fshatrat Kalush dhe Zhabjak të Rrogozhinës.
Në vazhdën e takimeve elektorale, kandidati Nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Mediu ka takuar banorët të cilët deklaruan se ekonomia e tyre po shkojnë drejt shkatërrimit dhe janë në mbijetesë, prodhimet e tyre hidhen në rrugë ose kalben.
Qeveria mbështet vetëm njerëz të lidhur me korrupsionin e tyre dhe fermerët nuk kanë asnjë ndihmë nga qeveria.Po ashtu shumë familje po vuajnë mungesën e mbështetjes së shtetit dhe janë në mëshirën e fatit për të përballuar faturën e shtrenjtë të COVID dhe familjes së tyre.
Ai theksoi sukseset që ka pasur Shqipëria me liberalizimin e vizave, anëtarësimin në NATO dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Ndër të tjera u bëri një thirrje qytetarëve që të votonin kundër shpifjes, padrejtësisë dhe mohimit që u është bërë shqiptarëve në këto 8 vite.
PD dhe Aleanca për Ndryshim do japë 100 milion euro drejtpërdrejt fermerëve dhe do investojë 50 milion në infrastrukturën bujqësore. Do heq akcizën për naftën dhe do ul cmimin e naftës.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të reflektonin mbi përgjegjesitë që kanë dhe vuajtjet që populli shqiptar ka kaluar ndër vite, të dilnin dhe të votonin masivisht pavarësisht bindjeve dhe të mendonin për të ardhmen e vendit dhe të familjarëve të tyre.
“Të rikthejmë edhe njëherë dinjitetin dhe vlerën tonë si qytetarë dhe si komb, që mundësisht ne, si shqiptarë që flasim shumë për kombin shqiptar, të jemi shqiptarë të bashkuar nesër në Europën e bashkuar”, ka thënë ai./abcnews.al