Mediu në konferencën për Sigurinë: Rusia kërkon të krijojë tensione në Ballkan

schedule14:53 - 27 Maj, 2022

schedule 14:53 - 27 Maj, 2022

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu mori pjesë në Konferencën për Sigurinë, zhvilluar në Rumani. Gjatë këtij takimi, ku ishin të pranishëm dhe përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe deputeti i PS-së, Toni Gogu, Mediu tha se Rusia kërkon të destabilizojë Europën dhe për këtë ka një aleancë të qartë me Kinën.

Ai vuri në dukje se armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina, duke shpenzuar rreth 3% të GDP pa pasur asnjë lloj kërcënimi, prania e Rusisë dhe Kinës në rajon, problemet Bosnjë e Hercegovinë dhe ngjarje të tjera, e bëjnë Ballkanin shumë të brishtë nga ana e sigurisë.

Gjithashtu, sipas Mediut krahasimet që bëhen ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës janë krejt pa baza dhe tregojnë qartë që Rusia kërkon të krijojë tensione në Ballkan.

Kreu i PR-së u prit në një takim veçmas dhe nga kryeministri i Rumanisë, të cilin e falenderoi për mbështetjen e që i ka dhënë Shqipërisë, për anëtarësimin ne NATO dhe negociatat për në BE. Kryeministri romun ndërkohë shprehu mbështetjen për përfshirjen e Shqipërisë në nisma të rëndësishme siç është ajo e deteve, duke thënë se pas sulmit rus ndaj Ukrainës, merr një rëndësi të madhe për zhvillimin dhe shmangien e varësisë energjetike të Europës nga Rusia.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!