Mediu me zv.kryeministrin e Maqedonisë: I rëndësishëm regjistrimi i diasporës shqiptare në SHBA

schedule16:04 - 24 Mars, 2021

schedule 16:04 - 24 Mars, 2021

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu priti në një takim Zëvendëskryeministrin e parë e Maqedonia e Veriut, Artan Grubi, i cili i kërkoi ndihmë për regjistrimin e diasporës shqiptare në Amerikë.

“Besoj se është një sfidë që na takon gjithë secilit nga ne për t`a marrë përsipër dhe Partia Republikane dhe unë personalisht, jemi tërësisht të angazhuar për t`ju ndihmuar dhe mbështetur në këtë proces të rëndësishëm”, ka thënë Mediu.

Kreu i Republikanëve e vlerësoi nisëm për regjistrimin e diasporës, si një nga lëvizjet më të rëndësishme pas Marrëveshjes së Ohrit.

Ai e konsideroi si përgjegjësi kombëtare dhe u shpreh se duhet luftuar për interesin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për interesin kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!