Mediu: 3 masat e NATO-s, sinjalet që tregojnë se lufta Rusi-Ukrainë do vazhdojë gjatë

schedule22:52 - 24 Mars, 2022

schedule 22:52 - 24 Mars, 2022

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu përmes një lidhjeje me Skype me emisionin “Log.” në Abc ka folur për zhvillimet e fundit në lidhje me luftën në Ukrainë. Ai ka evidentuar 3 elementë në qëndrimin e NATO-s. Sipas tij NATO ka dhënë mbështetje ushtarake ndaj Ukrainës, ka forcuar krahun lindor dhe  një tjetër element thekson qëndrimin kundrejt refugjatëve që ikin nga lufta.

“Ka dhe një shqetësim se sanksionet mund të ishin vendosur para nisjes së luftës së Putin në Ukrainë. Në vendimin e NATO-s janë 3 elementë, mbështetja ushtarake, forcimi i krahut lindor të Nato-s dhe njëkohësisht një element tjetër është qëndrimi  që mban NATO në lidhje me çështjet  e refugjatëve. Zelensky e bëri të qartë pozicionin e tij duke kërkuar ndalimin e fluturimeve. Unë sot kam pasur një shkëmbim me ministrin e mbrojtjes ukrainas, ata janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund përballjes me Rusinë”.

Lufta sipas Mediut do të vazhdojë gjatë, ndërsa tregon dhe arsyet përse.

“Pajtohem se kjo do jetë një gjë që do të vazhdojë gjatë. Shqetësuese është deklarata e zëdhënësit të Rusisë ka theksuar se për dekada kanë kërkuar që perëndimi të vlerësojë shqetësimet  e Rusisë dhe se ka bërë dhe kur është pyetur nëse do  përdorë armë bërthamore, ka thënë do e bëjmë perëndimin të na dëgjojë. Sot duket se koha e dialogut nuk funksionon më, të gjithë janë dakord. Përforcimi i krahut lindor të Nato-s është prioritet”.

Presidenti Kroacisë, Zoran Milanoviç këtë të enjte ka qenë pjesë e samitit të NATO-s të mbajtur në Bruksel. Milanoviç në fjalën e tij është shprehur se ka propozuar që Kosova të integrohet në aleancën veriatlantike, duke shtuar se kështu mund të bëhet shtet i plotë. Ky qëndrim sipas Mediut është për t’u vlerësuar.

“Unë mendoj se Kroacia ka qenë  vendi më i qartë për atë që po ndodh në Ballkan. Besoj që Kroacia ka mbajtur qëndrimin e vetë. Qëndrimi i Kroacisë në raport me Kosovën është për t’u vlerësuar. Shpresoja të kishte një komunikim të vendit tonë me vendet perëndimor në këtë situatë.  Unë mendoj se Shqipëria ka një rol politik më shumë se ushtarak në NATO. Pasqyrimin e situatës në rajon duhet ta përcillte në NATO. Në këtë samit Shqipëria duhet të kishte një mendim të konsultuar. Kjo situatë është parashtruar me shqetësim si nga Britania Evropa etj”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!