Virgil Van Dijk ka menduar shumë gjatë kësaj kohe. Shpërthimi i koronavirusit dhe situata e vështirë që po kalon gjithë bota, kanë ndikuar te “muri” i mbrojtjes së Liverpool. 28-vjeçari ka mall për ndeshjet dhe shokët e skuadrës.
Ai ndalet edhe te një tjetër temë në prononcimin e dhënë për BT Sport. Atë e presin edhe shumë vite fantastike në karrierë, por një ditë do detyrohet të ndalet, vendimi më i vështirë që mund të marrë një futbollist.
“Më mungojnë shumë të gjithë ndeshjet dhe shokët e skuadrës. Nuk e kam provuar kurrë më parë atë që po ndjej në këto momente. Periudhë e çuditshme, por më bën të vlerësoj më shumë atë që kam.
Gjatë kësaj situate kam menduar edhe për momentin kur një futbollist duhet të tërhiqet nga futbolli. Nuk e mbaj mendjen aty, por e kam kuptuar sesa e vështirë është ta marrësh atë vendim”, deklaron Van Dijk. /abcnews.al