Mediat sociale shkaktojnë traumatizim më të madh nga sa e kemi menduar

schedule10:35 - 23 Shkurt, 2021

schedule 10:35 - 23 Shkurt, 2021

Ne vazhdimisht jemi të bombarduar nga lajmet për zhvillimet e fundit në vend dhe në botë. Mediat sociale janë një hapësirë e përsosur për të ndarë informacionet më të fundit dhe për të ndarë analiza. Ne mendojmë se mund ta menaxhojmë gjithë atë informacion, sepse nuk prekemi më nga tragjeditë që dëgjojmë.

Por a është kjo në shenjë e mirë apo është një tregues se ne po lëndohemi pa kuptuar?

Sipas ekspertëve, konsumi i vazhdueshëm i kësaj rrjedhe informacioni negativ, mund të jetë traumatike për ne, raporton abcnews.al.

Katie Day Good, një asistente profesore e komunikimit strategjik në Universitetin e Miamit, tha se mediat sociale mund të jenë një thikë me dy presa kur bëhet fjalë për të kuptuar tragjedinë apo krizat humanitare.

Ndërsa këto platforma mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë çështjet që shqetësojnë të tjerët dhe të na nxisin të kemi sjellje dhe të avokojmë për zgjidhje të politikave që sjellin ndryshime pozitive.

“Mediat sociale mund të na desensibilizojnë ndaj tragjedive duke na servirur informacion të dalë nga konteksti ose dezinformim”, tha ajo, raporton abcnews.al.

“Dhe meqenëse nuk kemi gjithmonë kohë të mjaftueshme për të tretur një histori para se të ndodhë një tjetër, ndonjëherë mund të përfundojmë duke u ndjerë emocionalisht të mpirë, të pafuqishëm dhe të palëvizshëm”.

Grace Dowd, një psikoterapiste me bazë në Austin, Teksas, e krahason këtë fenomen me fabulën e “bretkosës që zien”.

“Nëse dëshironi të zieni një bretkose, nuk e vendosni direkt në një tenxhere me ujë të valuar, sepse do të dalë nga aty. Por nëse e vendosni bretkosën në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe ngadalë ngrini temperaturën, bretkosa do të qëndrojë në tenxhere sepse nuk arrin të vërejë ndryshimin gradual me kalimin e kohës”, tha ajo.

“Ne jemi bërë të desensibilizuar ndaj situatave që në kohë të tjera do të dukeshin të paimagjinueshme”, përfundoi ajo./Përshtati nga Huffington Post, e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!