Pas inaugurimit të Joe Biden si president i SHBA-së, mediat pro Kremlinit në Rusi janë përqendruar në ndarjet brenda vendit.
“A do të bëhet Biden presidenti i gjithë Amerikës? Ai nuk do ta bëjë, sepse gjysma e Amerikës e mbështet Trumpin”, tha prezantuesi në kanalin televiziv më të njohur të Rusisë, TV shtetëror Rossiya 1.
“Ne nuk kemi miq atje,” tha prezantuesja Olga Skabeyeva rreth administratës së Biden, duke vënë në dukje se si fitorja e Trump në 2016 u prit me entuziazëm dhe madje shampanjë nga disa në Rusi.
“Demokratët kanë fituar zyrtarisht, por lufta për pushtet e ka ndarë vendin”, thuhej në stacionin e tretë më të shikuar të Rusisë, Gazprom-Media’s NTV.
“Pyetja mbetet nëse Biden do të provojë në praktikë se ai është presidenti i të gjithë amerikanëve”, shkruhej në gazetën e përditshme të qeverisë ruse Rossiyskaya Gazeta.
Një tjetër gazetë miqësore me Kremlinin, Izvestia,shkruante: “Nëse administrata e re e Në SHBA vazhdon t’i cilësojë përkrahësit e ish-presidentit si ekstremistë dhe të këmbëngulë në fajësimin e liderit të tyre, do ta ketë shumë të vështirë bashkimin e shoqërisë.” /abcnews.al/