Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç do të mbajnë një fjalim para popullit serb sonte në mbrëmje.
Sipas medas serbe, Nova, Vuçiç do të bëjë publike edhe emrin e kryeministrit të ri të vendit, që do të jetë Ivica Daçiç, i cili aktualisht mban postin e ministrit të Jashtëm.
Vuçiç dhe Daçiç kanë pasur një takim dje, të cilin presidenti serb e ka vlerësuar si shumë të mirë.
Nuk përjashtohet që mazhoranca të vendosë për zgjedhje të posaçme, por sipas informacioneve të medias serbe, rindërtimi i qeverisë është një opsion më real për momentin./abcnews.al