Mediat serbe: Vuçiç di emrin e të dërguarit të BE për negociatat me Kosovën

schedule13:46 / 21/02/2020

Mediat në Serbi raportojnë se presidenti Aleksandër Vucic, tashmë e di emrin e të dërguarit special të Bashkimit Europian për dialogun me Kosovën. Kjo pas një telefonate që ai pati me shefin e politikave të jashtme për BE-në, Xhozef Borel.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic zhvilloi një bisedë telefonike me shefin për politikat e jashtme në Bashkimin Europian Xhozef Borel, mëngjesin e të premtes.

Një nga pikat kryesore të bisedës ishte kandidati për postin e të dëërguarit special të bashkimit Europian për dialogun Beograd – Prishtinë.

Blic-i serb duke u bazuar në burime diploatike, raporton se Borel i ka thënë presidentit serb se kush është ai, por informacioni po mbahet ende sekret nga presidenca serbe.

Vucic dhe Borel gjithashtu diskutuan dhe për të ardhmen e dialogut. Vucic do të udhëtojë në Uashington për një vizitë zyrtare ditët e ardhshme.

Mediat serbe shtojnë se presidenti serb kishte theksuar se heqja e tarifës ndaj mallrave sebre ishke kushti kryesor për rifillimin e dialogut, dhe në rast të kundërt nuk do të ketë asnjë tryezë negociatash ku mund të ulen Kosova dhe Serbia. /abcnews.al

schedule13:46 / 21/02/2020