Më 11 nëntor në Paris, mund të ketë një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kjo raportohet nga media serbe “Danas”, që shkruan se Vuçiç ka pranuar ftesën e presidentit Macron për të përcjellë një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore.
Kjo ftesë thuhet se i është dërguar edhe presidentit kosovar, Hashim Thaçi. Kështu mendohet se dy presidentët mund të zhvillojnë takimin e radhës të tyre, por këtë herë jo në Bruksel, por në Paris. Megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga presidenca e Kosovës për këtë./abcnews.al