Mediat serbe shkruajnë se shtetet perëndimore janë duke hartuar një sërë pikash sipas të cilave do të ndërtohet dhe marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas të përditshmes serbe “Veçerenje Novosti”, vendet perëndimore po përgatisin të gjitha pikat për marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi. Sipas mediave serbe Beogradi dhe Prishtina së shpejti mund të marrin udhëzimet për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare për çështjen e Kosovës nga shtetet perëndimore. Sipas tyre brenda “kornizës së caktuar” do të ketë hapësirë dhe për “amandamente” të mundshme. Kjo gjë sipas liderëve perëndimore do të përshpejtojë zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Novosti” shkruan se Samiti në Paris, nëse realizohet, mund të përcaktojë se çfarë përmbajnë rekomandimet. “Novosti” përkujton se në vitin 2005, grupi i kontaktit krijoi tri linja kryesore themelore për bisedime në lidhje me statusin e Kosovës: të mos ketë ndarje të Kosovës, të mos ketë kthim të gjendjes para vitit 1999 dhe të mos ketë bashkim të Kosovës me shtetet fqinje.
Ish ambasadori i Serbisë në Berlin dhe Vjenë, Milovan Bozhinovic tha se nga sjellja e aktorëve aktualë në procesin negociator mund të thuhet se ekziston dëshira për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare nga të dyja palët. Shtëpia e Bardhë në apelin e saj ëm të fundit ndaj dy vendeve kërkoi qartë që të mos ketë më ndalin retorika ekstreme dhe të punohet për arritjen e marrëveshjes e cila ka për qëllim “njohjen e ndërsjellë”. /ABC News Albania 24/7