Mediat serbe: Gruevski u nis nga Rinasi për në Budapest

schedule14:01 - 15 Nëntor, 2018

schedule 14:01 - 15 Nëntor, 2018

Sipas mediave serbe, ish-kryeministri maqedonas Gruevski, është futur në Shqipëri me pasaportë false. Dhe më pas me ndihmën e ambasadës hungareze në Tiranë ka fluturuar nga Rinasi për në Budapest ku dhe kërkoi azil politik

Që nga momenti që Nikola Gruevski konfirmoi se ishte larguar nga Maqedonia, të gjithë pyesin se si arriti në Budapest pa një pasaportë.

Maqedonia ndërkohë ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për ish ministrin, i cili është dënuar me dy vjet burg për abuzim me pushtetin, pasi urdhëroi blerjen e një automjeti të llojit Mercedes Benz të blinduar. Gruevski kërkoi azil politik në Hungari.

Të dyja pasaportat e tij, ajo diplomatike dhe personale janë në duart e autoriteteve në Shkup, kështu që pikëpyetja është se si ai arriti në Hungari

E përditshmja serbe, “Politika”, shkruan se Gruevski ka përdorur një pasaportë false për të kaluar kufirin nga Maqedonia në Shqipëri natën, dhe në mënyrë tëpaligjshme ka hyrë në Tiranë, ku është pritur nga nënpunës të ambasadës hungareze në vendin tonë.

Më pas ai është nisur me fluturimin e mëngjesit Tiranë – Budapest, nga aeroporti i Rinasit.

Sipas të përditshmes serbe, Gruevski mbante zyze dielli dhe kapele, në këtë mënyrë ekuipazhi i avionit nuk e dinte identitetin e pasagjerit. Në kohën që doli urdhër arresti për të, Gruevski kishte mbërritur në Budapest ku kërkoi dhe azil politik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!