Mediat polake e quajnë “oqean turpi” situatën e Polonisë, lojtarët kundër Santos

schedule11:27 - 11 Shtator, 2023

schedule 11:27 - 11 Shtator, 2023

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Shqipërisë, Fernando Santos dukej “i bezdisur” , pa dëshirë për të drejtuar kombëtaren e tij. Qëndrimi i trajnerit portugez në konferencë ishte tepër i rëndë për të gjithë tifozët polakë dhe sigurisht nuk u ka pëlqyer aspak.

Media polake “Sport.pl” shkruan se ata gjithashtu ndihen të bezdisur dhe pa dëshrë kur shikonë një tjetër paraqitje të turpshme të kombëtares së tyre. Gjithashtu as lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës nuk besojnë më te Santos.

“Djemve gjatë stërvitjes nuk mund t’u mohohet angazhimi. Por më pas në fushë duket ose shumë keq, ose e tmerrshme. A shoh ndonjë pikë përmirësimi për situatën? Jo”, tha Szczesny pas humbjes ndaj Shqipërisë.

“Mendoj se është koha për të filluar një kapitull të ri”, tha Lewandowski, i cli shmangu përgjigjen në pyetjen për të ardhmen e Fernando Santos. Mediat polake besojnë se pas këtyre deklaratave, është e vështirë të mendohet se Sandos do të qëndrojë në krye të skuadrës. Është e vështirë ta imagjinojnë se Kulesza nuk do ta shkarkonte portugezin pas këtyre paraqitjeve dhe deklaratave.

Por për mediat polake, nuk janë vetëm rezultatet katastrofike që bëjnë që Santos të ndahet me ta. Portugezi u jep një përshtypje të një njeriu të lodhur, të mërzitur me rolin e tij./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!