‘Mediat online kanë kaluar limitin e dezinformimit’/ Kamberi: Hapja e grup-kapitujve është brenda një ritmi të pranueshëm, po tregohet progres

schedule18:38 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 18:38 - 4 Dhjetor, 2024

Geron Kamberi, ekspert i cështjeve ndërkombëtare, i ftuar në studion e ‘ Tirana Live’ u shpreh se mediat online e kanë kaluar limitin e dezinformimit. Sipas tij, në Shqipëri ka 500-600 portale që ndajnë informacion në gjuhën shqipe.

“Ne kemi sot shpifjen, lajmin e pavërtetë dhe dezinformim që do të thotë të ç’informosh. Është një debat që jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera ,mbizotëron, nëse do t’i kthehemi ndikimit rus ose kinez pra jomiqësore me Shqipërinë, diskutimi merr një kuptim tjetër. Jemi ende në nivel hamendësimesh. Kush ka parasysh marrëdhëniet Shqipëri- Rusi që janë shkëputur dhe kur janë vendosur kanë qenë shumë të zbehta, por jo me ndonjë ndikim. Në vende të tjera tradita e marrëdhënieve për shkak të gjuhës dhe prejardhjess së popullit sllav janë më të dukshme. Jetojmë në një botë legale dhe lëvizja virtuale është e jashtëzakonshme. 500-600 portale në gjuhën shqipe dhe qindra llogari facebook-u që ndajnë informacione me ndjekësit dhe arrijnë të ndikojnë. Është një sfidë për Shqipërinë dhe se njerëzit ndikohen nga informacione që nuk janë të vërteta.”

Lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, eksperti citoi se këtë dhjetor do të hapet grupkapitulli I gjashtë dhe se ky process po vijon me ritme të pranueshme dhe po tregohet progress.

“Ne tashmë e dijmë që BE është aktor në politikën globale dhe është konkurues me Rusinë dhe Rusia do kërkonte që shumë vende në Ballkanin Perëndimor ta shihnin me një lloj skepticizmi marrëdhënin me BE . Varet sesi reagojnë elitat politike, po të jap një rast të Kroacisë. Është shumë pro BE-së përgjatë negociatave, prania për BE erdhi duke rënë. Në këtë pikëpamje do të theksoja që ka shumë rëndësi që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE të shpjegohej dhe shumë grupe interesi që preken t’ju bëhet e ditur që vështirësit e fillimit kapërcehen me anëtarësimin. Lufta hibride ose disinformimi ekziston dhe ka nevojë për një strategji tjetër. Nëse un në këtë studio disinformoj, mbi atë që unë ndërtoj të ndërtohej një kundërnarrativë për atë pjesë që mund të jetë viktimë.  Jemi brenda një ritmi të pranueshëm brenda hapjes së grup pranimit. Ka grupe që janë të rëndëishëm dhe do të hapen të parat. Në dijeninë time në dhjetor do të hapet grupkapitulli I gjashtë. Janë kapituj të lehtë për tu hapur për faktin që Shqipëria për shumë vite e ka hapur këtë proces dhe ka qenë në një linjë me BE dhe ka qenë pjesë e misioneve paqëruajtëse të Shqipërisë, pra e ka dhënë me shëmbuj konkret mënyrën sesi do pranohet.” / abcnews.al