Situata e Covid-19 vazhdon të jetë e rënduar në vendin tonë. Por sa ndikojnë mediat me lajmet që trasmetojnë, në psikologjinë e të infektuarve dhe përditëshmërinë e qytetarëve.
Për këtë çështje është diskutuar sot në ‘ABC e Mëngjesit’, ku gazetari Maks Rama ka deklaruar se kryesisht janë portalet ato që alarmojnë jo në mënyrë të drejtë, pasi dëshirojnë klikime.
Ndërsa psikologia Manjola Baçi është shprehur se personat e infektuar dëmtohen kur ndjekin mediat, pasi ata vërtetë janë në izolim, por duhet të shihen si pjesë e shoqërisë.
“Ata që po bëjnë një lloj terrori janë portalet e ndryshme, e fryjnë situatën me titujt. Kryesisht portalet janë duke bërë një lloj terrori vetëm për klikime.
Media i ndihmon qytetarët, ne na ka ndodhur shpesh të paktën nga eksperienca ime. Si për shembull, kur shihnim familjarët duke pritur në spitale, i kemi ndihmuar duke i dhënë informacion”, tha gazetari Rama.
“Nëse ti identifikohesh me Covid, përpos izolimit ti je pjesë e shoqërisë. Nuk të nevojitet të vësh gishtin. Në fund të fund media jep njëlloj pasqyrimi të së vërtetës”, u shpreh psikologia.
Nga ana tjetër në një lidhje me Skype, gazetarja Ina Qirjo ndau eksperiencën e saj me Covidin dhe si është pasqyruar ajo në media.
“Jam shumë mirë se jam gati gati në ditën e 12. Falë zotit jam shumë mirë tani, bashkë me motrën time.
Gjithë këto ditët që kam qendruar në shtëpi, nuk kam parë se çfarë po ndodh, situatën. E kam parë me një sy të thjeshtë, si një person që nuk e kishte nënën afër t’i bënte shërbim.
Sigurisht që ky është një grip për njerëzit e shëndetëshëm është një grip i zakonshëm. Shikoja ato ditët e para që kolegët e mi krenoheshin për të kapur lajmin e parë. Kemi plot media serioze nuk dua ti përgjithësojë. Ka plot kolegë të mi që kanë rrezikuar jetën, por nuk mund ti kalosh jetën”, tha ndër të tjera Qirjo. l.k/abcnews.al