Mediat në Maqedoni: Arrestohet për drogë në Ohër dhëndri i kryebashkiakut shqiptar, Xhakolli për abcnews.al: Është në Turqi me pushime

schedule11:48 - 14 Korrik, 2022

schedule 11:48 - 14 Korrik, 2022

Mediat në Maqedoni raportojnë për një operacion të madh anti-kanabis të policisë në qytetin e Ohrit ku janë arrestuar 10 persona. Sipas Alsat, mes të arrestuarve është edhe dhëndri i kryebashkikut të Pogradecit, Ilir Xhakolli.

Operacioni u krye në fshain Orovnik të Ohrit ku u zbulua një “shtëpi bari”. Brenda saj u kapën 3 000 rrënjë kanabisi, 100 litra vaj kanabisi si edhe 600 kg kanabis i thatë, gati për tregtim.
Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe.

Godina ku u gjet “shtëpia e barit” ka qenë e regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.
Në Maqedoni lejohet rritja e kanabisit, por me leje të posaçme nga organet shtetërore.

Abcnews.al konkaktoi me Xhakollin në lidhje me akuzat në fjalë. Përmes telefonit, ai mohoi gjithçka duke theksuar se dhëndri ishte me pushime në Turqi me familjen dhe nuk është arrestuar në Maqedoni.

“Unë jam vetë me pushime në Greqi me familjen, kurse dhëndri im është me familjen në Turqi. Nuk është arrestuar fare dhe s’ka lidhje me këtë ngjarje”, tha ai për abcnews.al.

/abcnews.al