Lufta në Ukrainë është sot në ditën e 29-të, ku rusët bombardojnë qytetet, për të provokuar një krizë humanitare, për të zmadhuar valën e refugjatëve dhe në fund për të shkatërruar një vend të tërë.
Wall Street Journal shkruan se Mbretëria e Bashkuar pretendon se mercenarët rusë synojnë të vrasin Presidentin e Ukrainës. Sipas raportit, Britania do të vendosë sanksione ndaj Grupit Wagner, i cili thuhet se po planifikon vrasjen e Volodymyr Zelensky.
Me sa duket ekzekutorët e grupit të përzgjedhur paraushtarak u kthyen në Ukrainë me synimin për të vrarë Zelensky. Prania e mercenarëve nga Wagner Group, një kompani private e lidhur me rrethinat e Putinit, ka për qëllim eliminimin e Zelensky.
Sipas një raporti të fundit në British Telegraph, qindra anëtarë të Wagner janë kthyer në territorin ukrainas pasi kanë marrë një “urdhër personal” nga Putin për të larguar Zelensky ose të paktën dy nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Kryeministrin Dennis Smihal ose Shefin e Shtabit Andrei Yermak. /abcnews.al