Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mediat ndërkombëtare “dërrmojnë Kurtin”: “Kriza në Kosovë e ka një emër”

schedule19:18 - 27 Tetor, 2025

schedule 19:18 - 27 Tetor, 2025

Albin Kurti ka bllokuar shtetin e ri ballkanik.
Edhe mediat ndërkombëtare i kanë vënë një emër krizës politike në Kosovë, për të cilën tani duket se e vetmja rrugë janë përsëri zgjedhjet.

Sipas gazetës gjermane “Berliner Zeitung”, pas dështimit të Kurtit për të formuar qeverinë, Kosova përballet me një fazë të re pasigurie politike, madje dështimi në Kosovë mund të shihet si një simptomë e një krize më të thellë, duke vënë theksin tek qëndrimi konfrontues i kryeministrit në detyrë.

“Berliner Zeitung” i kushton vëmendje edhe humbjes së besimit të aleatëve të Kosovës duke kujtuar mbylljen e dialogut strategjik nga Uashingtoni.

“Ky është një zhvillim i rrezikshëm për ekonominë e brishtë të Kosovës. Vendi, me 1.7 milion banorë është një nga më të varfrit në Evropë, me papunësi relativisht të lartë dhe një largim të madh të rinisë.”

Në analizën theksohet, se “kriza ka edhe një dimension gjeopolitik”. Situata e paqëndrueshme në Kosovë po monitorohet nga afër në Beograd dhe në disa raste komentohet me gëzim.

“Frankfurter Rundschau” po ashtu i kushton vëmendje krizës politike në Kosovë duke theksuar, se kjo bllokadë rrezikon vendime të rëndësishme për Kosovën siç është buxheti.

Gazeta gjermane “taz” njejt si gazeta austriake “Standard” theksojnë se Kosova tani është në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kurse Agjencia Katolike e Lajmeve KNA, në një artikull mbi zhvillimet e fundit në Kosovë thekson se kriza politike ka përfshirë një nga vendet më të varfra në Europë.

Qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur ekzekutivin e ri më 9 shkurt, por edhe pse publikisht artikuloj se i ka votat për të formuar qeverinë e re, në seancën e të dielës dështimi u bë fakt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!