Mediat izraelite: Arrestohen 8 punonjës të UNRWA për akuzat si të lidhur me Hamasin

schedule17:30 - 22 Shkurt, 2024

schedule 17:30 - 22 Shkurt, 2024

Tetë punonjës të UNRWA , agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, u arrestuan nga IDF për lidhjet e tyre të dyshuara me Hamasin. Kështu raportojnë mediat izraelite, duke specifikuar se ata u ndaluan në bazë të provave rrethanore gjatë luftimeve në enklavë dhe u transferuan në Izrael për hetime të mëtejshme.

Në raportin, i cili citon një dokument sekret që është marrë nga Maariv, thuhet gjithashtu se organizata UNRëA ka kontaktuar Izraelin dhe ka kërkuar qasje për të kontaktuar individët e arrestuar. Sipas asaj që raportohet, njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën që Hamasi kreu më 7 tetor.

Menaxhmenti i OKB-së kërkoi informacione për punonjësit e arrestuar të organizatës, statusin e hetimit kundër tyre dhe nëse është vërtetuar përfshirja e tyre me Hamasin dhe aktivitetet terroriste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!