Mediat italine jehonë lirimit nga kampi sirian të Alvin Berishës

schedule13:46 - 7 Nëntor, 2019

schedule 13:46 - 7 Nëntor, 2019

Nxjerrja nga kampi burg në verilindje të Sirisë i 11 vjecarit Alvin Berisha ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave italiane, të cilat vazhdimisht kishin trajtuar cështjen e tij: Fund i lumtur! Më në fund Alvin do kthehet në shtëpi.

Alvin, fëmija që u mor nga nëna e tij e cila luftonte me Isis rikthehet në Itali. Ëshët ky titulli kryesor i pothuajse të gjitha mediave italiane të cilat prej kohësh janë marrë me cështjen e 11 vjeçarit shqiptar Alvin Berisha.

Ai do të udhëtojë nga Bejruti në Romë falë korridorit humanitar të krijuar nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar me Gjysëm hënë e kuqe.

Për shpëtimin e tij është ndërmarrë një operacion delikat dhe i paprecedentë nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në bashkëpunim me presidencën dhe kryeministrinë italiane, shkruan La Republicca.

Leko Today shkruan se Alvin Berisha do të kthehet në shtëpi pasi u shpëtua nga policia dhe karabinierët. Ai ishte çuar në Siri nga nëna e tij Valbona, e cila mbeti e vrarë në një shpërthim ku vogëlushi u plagos në këmbë. Të premten ai mund të jetë në Itali.

Mesaxhero raporton se më në fund Alvin do të rikthehet në Itali pasi ka mbijetuar në ferr. Dhe pse është vetëm 11 vjeç ai ka parë të gjitha të këqijat e mundshme, vijon shkrimi duke theksuar se më në fund ai do të jetë i sigurtë me babain dhe motrat e tij në qytetin Italian të Lekos ku dhe ka lindur.

Dhe emisioni investigative Le Iene i cili i dha zë cështjes duke mundësuar identifikimin e tij, publiko në faqen e tij në Facebook lajmin për lirimin e Alvinit të vogël../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!