Mediat italiane raportuan për kërcënimin e një sulmi terrorist në Itali, të ngjashëm me atë që ndodhi në Francë, në teatrin Bataklan, që shkaktoi dhjetra viktima.
Ato raportuan për dy shqiptarë të dyshuar, por njëri prej tyre tha se jetonte në Francë dhe ishte njohur me akuzat nga lajmet.
Informacionet për një kërcënim për sulm terrorist, të ngjashëm me atë në Bataclan, që la dhjetëra viktima në Francë alarmoi policinë italiane ndërkohë që mediat në këtë vend, raportuan për dy të dyshuar shqiptarë që mendohet se janë strehuar në Itali.
Mediat në vendin fqinj dhanë emrat e Bujar Hysës 45 vjeç dhe Bardhyl Hoxhës 46 vjeç, por Hoxha tha në një intervistë për mediat në Shqipëri se ai nuk ka lidhje me akuzat dhe se është informuar për çfarë po ndodhte nga lajmet. Hoxha tha gjithashtu se jeton në Francë prej 18 vjetësh dhe se nuk e njeh të kërkuarin tjetër, Bujar Hysa./abcnews.al