Finalja e Novibet Cup pritet të zhvillohet në Shqipëri. Siç u raportua më herët, pas refuzimit të ri të Policisë qipriote, EPO filloi të kërkonte stadiume në vendet fqinje si Serbia dhe Rumania.
Kështu sipas informacioneve të përcjella në “bëinSPORT FM 94.6” nga Dimitris Tsorbatzoglou, përgjigja e parë pozitive ndaj federatës greke ka ardhur nga Shqipëria.
Sipas informacioneve të vendit fqinjë, FSHF-ja ka dhënë dritën jeshile për mundësinë që ndeshja që do të vendosë trofeun mes AEK-ut dhe PAOK-ut që do të zhvillohet më 24 maj në stadiumin e ri të Tiranës.
Stadiumi kombër “Air Albania” ka një kapacitet prej 22 mijë spektatorësh dhe vitin e kaluar priti finalen e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feyenoord./ h.ll/abcnews.al