Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mediat gjermane: Zelenskyy po planifikon vizitën e parë në Gjermani që nga fillimi i luftës

schedule20:08 - 9 Prill, 2023

schedule 20:08 - 9 Prill, 2023

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mund të planifikojë vizitën e tij të parë në Gjermani që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Bild raporton se presidenti ukrainas planifikon të udhëtojë në qytetin Aachen muajin e ardhshëm për të marrë çmimin Charlemagne.

Çmimi do t’i jepet presidentit dhe popullit ukrainas për “heroizmin” e tyre. Organizatorët kanë vlerësuar më parë “guximin dhe lidershipin” e Zelenskyy dhe thanë se populli ukrainas “meriton njohjen më të madhe për mënyrën se si po mbrojnë lirinë dhe demokracinë”.

Bild thotë se kancelari gjerman Olaf Scholz do të mbajë një fjalim në ceremoni si edhe gjithashtu është planifikuar që Zelensky të shkojë personalisht në Aachen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!