Mediat e huaja: Bandat shqiptare të trafikut furnizojnë Evropën, ndihmohen nga zyrtarët e korruptuar në vendin e tyre

schedule12:31 - 3 Shtator, 2021

schedule 12:31 - 3 Shtator, 2021

Një operacion i madh anti-drogë u finalizua së fundmi mes Gjermanisë, Spanjës dhe Shqipërisë. Operacioni i koduar “DOBRA”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal në fushën e krimit të organizuar çoi në arrestimin e 107 personave të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës. Europol ka bërë me dije se aksioni ka nisur më 13 korrik. Grupi kriminal besohet se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë ku ata kultivonin dhe përpunonin marijuanën, para se të transferohej në vendet e tjera evropiane për shpërndarje të mëtejshme.

Mediat e huaja ka zbuluar të tjera detaje për mega-operacionin. Rrjeti i krimit të organizuar “kryesisht shqipfolës”, i cili përfshinte shtetas shqiptarë, spanjollë, grekë dhe sllovakë, dyshohet se ka kultivuar dhe përpunuar lëndë narkotike në Spanjë dhe më pas i shpërndante në kamionë, të fshehur në ngarkesa të ligjshme si fistikë, perime dhe fruta, drejt vendeve në Evropë.

Tregtia ka shkaktuar rritje të arrestimeve të trafikantëve shqiptarë në Spanjë dhe dhunës së lidhur me bandat. Në dhjetor, një shqiptar i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës u qëllua për vdekje në një restorant pranë Alicante në bregdetin juglindor të Spanjës, Costa Blanca.

“Duket se bandat shqiptare, të ndihmuar nga zyrtarë të korruptuar nga vendi i tyre, janë futur me sukses në industrinë e paligjshme të lëndëve narkotike në Spanjë, duke zhvendosur kultivimin nga Shqipëria në Spanjë për të mundësuar qasje më të lehtë në tregjet fitimprurëse si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca. Përveç faktit që janë lojtarë kryesorë në industrinë e kokainës në Evropë , bandat shqiptare janë përfshirë shumë në skenën e kultivimit ilegal të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, ” shkruan VICE World News.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!