Njoftimi për trajnerin e ri të kombëtares braziliane mund të zgjasë ende, por javët e fundit negociatat kanë hedhur hapa të rëndësishëm. Federata e Futbollit të Brazilit përmes ndërmjetësve mësoi se Carlo Ancelotti, trajneri aktual i Real Madrid, mirëpret mundësinë e marrjes së kombëtares braziliane pas përfundimit të sezonit, në qershor.
Presidenti Ednaldo Rodrigues planifikon një takim gjatë muajit shkurt me presidentin e klubit spanjoll, Florentino Perez, për të zyrtarizuar një propozim.
Kontrata e Ancelotti me Realin është e vlefshme deri në mesin e vitit 2024. Më parë, Ancelotti e ka mohuar një kalim një postin e trajnerit te kombëtarja e Brazilit, por kohët e fundit gjërat nuk po shkojnë mirë për të te Real Madrid, pasi klubi spanjoll nuk ka patur shumë rezultate pozitive siç priteshin./ h.ll/abcnews.al