Media shtetërore ruse: Britanikët e kapur në luftë mund t’i presin 20 vite burg

schedule22:52 - 8 Qershor, 2022

schedule 22:52 - 8 Qershor, 2022

Dy britanikë dhe një maroken, të cilët u kapën duke luftuar për Ukrainën, janë deklaruar pjesërisht fajtorë në një gjykatë në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut (DPR), sipas mediave shtetërore ruse.

Aiden Aslin, 28 vjeç, nga Nottinghamshire, Shaun Pinner, 48 vjeç, nga Bedfordshire dhe shtetasi maroken Saaudun Brahim u panë në një video të procedurave gjyqësore të publikuar nga agjencia e lajmeve Ria Novosti.

Në video, Aslin dukej se u deklarua fajtor për një akuzë më të vogël që përfshinte armë dhe eksplozivë.

Ai u pa duke qëndruar pas hekurave duke shfletuar disa faqe dokumentesh ligjore ndërsa lexohej akuza. Kreu i DPR, Denis Pushilin, tha të hënën se dënimi me vdekje nuk mund të përjashtohej për të tre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!