Media ruse i kërkon Putinit të zhdukë Britaninë e Madhe me armë bërthamore

schedule17:42 - 27 Prill, 2022

schedule 17:42 - 27 Prill, 2022

Media shtetërore ruse i ka kërkuar Vladimir Putinit që të zhdukë Mbretërinë e Bashkuar me armë bërthamore për shkak të mbështetjes së saj ‘të çuditshme’ për Ukrainën.

Gazetari rus Vladimir Solovyov, i referuar shpesh si propaganduesi i Putinit, bëri kërcënimin sot teksa foli me kreun e agjencisë ruse të hapësirës për raketën e re Sarmat 2 të vendit, e cila do të hyjë në shërbim gjatë këtij viti.

“Siç doli, një Sarmat do të thotë minus një Britani e Madhe,” mburrej Solovyov, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është bërë “plotësisht e mërzitshme” – dukshëm një referencë për mbështetjen e saj të zëshme për Ukrainën që kur Putin dha urdhrin për të pushtuar.

Ai po fliste vetëm dy ditë pasi Putin pretendoi se kishte zbuluar një komplot për të vrarë Solovyov që përfshinte një ‘bandë neo-naziste’ që merrte urdhra nga Kievi.

Ukraina ka mohuar ekzistencën e ndonjë komploti të tillë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!