Media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull ndarjes nga jeta të nënës së peshngritësit me origjinë shqiptare Piro Dhima. Lefterie Dhima u përcoll sot për në banesën e fundit. Ajo do të prehet pranë burrit të saj Viktor i cili u nda nga jeta në vitin 2017.
Në artikull thuhet se Piro Dhima po kalon një periudhë të vështir, pasi tre vite pas ndarjes nga jeta të gruas së tij Anastasia, ai humbi edhe nënën e tij të dashur.
Lefterie Dhima u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një ataku në zemër, sipas burimeve të referuara në median lokale greke në Himarë, himara.gr.
Piro Dhima udhëtoi drejt Himarës për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij, dhe mundi ta fshehë dot dhimbjen.
75-vjeçarja u përcoll për në banesën e fundit nga miq dhe familjarë. Ajo u gjet e pajetë një ditë më parë pranë kazanëve të rakisë në afërsi të banesës së saj. Dyshohet se ajo kishte ndërruar jetë tre ditë më parë, pasi trupi i saj u gjet i dekompozuar. /Abcnews.al